SHPËRNDAJE

Në mënyrë vullnetare gjak mund të dhurojë çdo individ që gëzon shëndet të mirë, që peshon 50 kg e më shumë, si dhe i përket moshës 18-60 vjeç.

Pjesë e kategorive që nuk mund të dhurojnë asnjëherë gjak janë pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, ata me sëmundje infektive si (hepatit viral, Hiv, sifiliz), ata që kanë kryer transplante, pacientët që janë me diabet insulinovartës, pacientët me sëmundje tumorale, me epilepsi, përdoruesit e alkoolit dhe drogave, ata që kanë sjellje seksuale me rrezik të madh infektimi.

Specialistët e shëndetit publik thonë se përjashtim të përkohshëm nga e drejta për të dhuruar gjak përbëjnë edhe qytetarët që kanë: “Marrë antibiotik ose sapo kanë mbaruar kurën 7 ditore me antibiotik, ata që kanë kollë dhe dhimbje fyti, ata që kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale brenda vitit, gratë gjatë shtatzënisë dhe një vit pasi kanë lindur, si dhe gjatë ciklit menstrual, personat që kanë bërë tatuazhe apo pirsing në 4 muajt e fundit”.

Njëkohësisht të përjashtuar përkohësisht janë edhe personat që kanë marrë transfuzione gjaku gjatë një trajtimi mjekësor apo ndërhyrjeje kirurgjike, ata që kanë kryer një vaksinë, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale të rastësishme, ata që kanë alergji të ndryshme në fazën akute, si dhe personat që kanë kryer ekzaminime endoskopike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.