SHPËRNDAJE

28 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të regjimit sirian të Bashar al-Asadit dhe mbështetësve të tij ndaj vendbanimeve të ndryshme të Gutës Lindore, përkundër vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe armëpushimit 5-orësh të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Gutën Lindore, pavarësisht vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme të godasin Gutën Lindore.

Regjimi sirian që nga orët e mëngjesit ka filluar të kryejë sulme ajrore ndaj vendbanimeve civile në Gutën Lindore, përkatësisht në qarqet Duma dhe Haresta, si dhe në qytezat Sakba, Arbin, Hammurije, Bejt Sava, Xhisrin, Misraba dhe Kefer Batna.

Si pasojë të bombardimeve të avionëve të regjimit dhe të atyre rusë ndaj qytezës Hammurije gjatë orës së mbrëjmes kanë humbur jetën 20 civilë, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë. Poashtu në Sakba kanë humbur jetën 4 civilë, në Xhisrin 3, si dhe 1 në Haresta.

Numri i civilëve që humbën jetën vetëm gjatë sulmeve që nga orët e mëngjesit të sotëm ka arritur në 28.

Të plagosurit u dërguan në qendrat e shëndetësisë në rajon nga ekipet e mbrojtjes civile, kurse për shkak të sulmeve të vazhdueshme vazhdojmë edhe shqetësimet për rritjen e numrit të të vdekurve.

Në 17 ditët e fundit kanë humbur jetën 862 civilë

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, në sulmet ajrore dhe tokësore të forcave të regjimit dhe të përkrahësve të tij ndaj Gutës Lindore, rajon i cili është nën kontrollin e opozitarëve, gjatë periudhës kohore 19 shkurt-6 mars kanë humbur jetën 834 civilë.

Përfshirë sulmet e sotme, numri i civilëve të vdekur në 17 ditët e fundit është rritur në 862.

Ndryshe, më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë për armëpushim të paktën një mujor në gjithë Sirinë, duke filluar nga Guta Lindore. Mirëpo kishte mbetur e paqartë se si do të fillojë ky armëpushim, i cili u vendos që të zbatohet “pa u vonuar”.

Rusia pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 27 shkurt shpalli se çdo ditë mes orës 09:00 dhe 14:00 do të jepet “pauzë humanitare” në Gutën Lindore dhe pretendoi se regjimi do ta respektojë atë.

Në Gutën Lindore rreth 400 mijë civilë që prej 5 vitesh jetojnë nën bllokadë. Pavarësisht se Guta Lindore në Marrëveshjen e Astana-s u shpall “rajon për uljen e tensioneve”, regjimi i Asadit për të cilin rolin garantues e ka marrë përsipër Rusia, që nga muaji prill i vitit të kaluar ka intensifikuar rrethimin e tij në këtë rajon, ndërsa në muajt e fundit ka shtuar edhe sulmet e tij.

Në këtë rajon ku kriza njerëzore është thelluar ndodhen qindra të sëmurë që presin në mënyrë emergjente për evakuim. Shumica e tyre janë fëmijë dhe të sëmurë me kancer të përparuar. Ndërkohë që si pasojë e mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve kanë humbur jetën shumë foshnja në Gutën Lindore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.