SHPËRNDAJE
Na dërgoni për publikim në: info@freskirinore.com

Agjencia e Statistikave ka publikuar ‘Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit’ për muajin shkurt krahasuar me çmimet e muajit janar të këtij viti. Sipas publikimit çmimet e konsumit kanë shënuar një ngritje për 0.3%.

Kjo ngritje e çmimit është shënuar në produktet e konsumit, tek mishi 0.8%, pemë 4.1% perime 4.3% dhe tek përdorimi i pajisjeve për transportin personal 0.6%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.3% në muajin shkurt 2018, krahasuar me muajin janar 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (0.8%); pemë (4.1%); perime (4.3%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve për 0.4% në IHÇK”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Kjo ngritje u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i qumështit, djathit dhe vezëve (-1.1%) me një ndikim prej (-0.1 %) në IHÇK.

Na dërgoni për publikim në:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.