SHPËRNDAJE

Si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin rus Kemerovo, numri i personave që humbën jetën është rritur në 53 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti i Hetimeve të Rusisë njofoi se si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një qendër tregtare në qendër të qytetit 53 persona e kanë humbur jetën ndërsa 48 të tjerë janë plagosur. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Ndërkohë nuk ka informacione për 16 persona tjerë të cilët ndodheshin në qendrën tregtare.

Komiteti bën të ditur se 4 persona janë ndaluar, në mesin e të cilëve është edhe drejtori ekzekutiv i qendrës tregtare dhe qiramarrësi i dyqanit ku ka shpërthyer zjarri.

Zjarri shpërtheu dje në katin e katërt ku ka një kinema dhe qendër argëtimi për fëmijët, për shkaqe ende të paidentifikuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.