Ballina Klipe Sadiku bëhet “hit” në Spanjë (VIDEO

Sadiku bëhet “hit” në Spanjë (VIDEO

15
0
SHPËRNDAJE

Armando Sadiku ka tërhequr vëmendjen e mediave spanjolle, por është bërë “hit” edhe në rrjetet sociale për deklaratën e tij në gjuhën spanjolle.

Fakti që ka jetuar disa vite në Zvicër dhe ka pasur mundësinë të luajë me lojtarë nga kombësi të ndryshme e ka ndihmuar shumë, edhe pse spanjishtja e tij linte shumë për të dëshiruar.

Shpeshherë, Sadiku bashkonte fjalë nga italishtja, por gjithsesi ia doli të jepte mesazhin e tij. 26-vjeçari megjithatë ia doli të bënte për vete disa nga tifozët spanjollë të Levantes. Ka nga ata që filluan të vinin në lojë Bejlin, për faktin që ka disa vite në Spanjë dhe preferon t’i japë intervistat në gjuhën angleze.

“Më një ditë në stërvitje dhe nisi të flasë spanjisht. Bejl ka vite që luan këtu dhe akoma nuk di të flasë”, shkruante njëri prej tifozëve të Levantes, i cili i uronte fat Sadikut dhe krenohej me blerjen që kishte bërë skuadra e tij. Megjithatë, në deklaratën e tij Sadiku tha se me Enis Bardhin do të fliste në gjuhën shqipe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.