SHPËRNDAJE

Pas publikimit të lajmit në Televizionin Koha ku zonja Nurije Jashari nënë e katër fëmijëve të mitur apelonte për ndihmë pasiqë jetonte në kushte shumë të vështira , pa drunj për ngrohje, pa ushqime të mjaftueshme, pa rrymë elektrike me njërën prej vajzave të sëmurë , ndihmat në shtëpinë e tyre kanë arritur nga të gjitha anët , njerëz bamirës i kanë ardhur në ndihmë kësaj familje dhe ata tanimë nuk jetojnë nëpër terr, kanë drunj për ngrohje kanë edhe ushqime që do të ju mjaftojnë për një periudhë.

Për shërimin e vajzës së zonjës Nurije është përkujdesur një qytetarë që dëshiron të mbetet anonim i cili ka paguar për pesëmbëdhjetë ditë qëndrimin e vajzës katër vejçare në banjat e Katllanovës ndërsa pesëmbëdhjetë ditë të tjera janë paguar nga shoqata humanitare “Ndihmo edhe ti” , andaj gjatë ditës së sotme zonja Nurije me vajzën e sajë të sëmurë janë nisur për në banjat e Katllanovës ku do të qëndrojnë tridhjetë ditë ashtu siç kanë rekomanduar mjekët.

Me këtë asajë i është rikthyer shpresa se vajza do të mund të ngrihet në këmbë , i është kthyer edhe gëzimi falë njerëzve bamirës të cilët kanë shtrirë dorën për të ndihmuar këtë familje që sadopak të kontribojnë në zbutjen e skamjes së kësaj familje, prandaj zonja Nurije edhe një herë publikisht ka falenderuar nga zemra të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe i janë gjetur pranë në momentet më të vështira.

Përndryshe apeli pët ndihmë që zonja Nurije bëri ditë më parë nëpëtmjet ekranit të Televizionit Koha ka sensibilizuar njerëzit human, bamirësit dhe shoqatat humanitare të cilat menjëherë i erdhën në ndihmë me çka edhe njëherë dëshmuan humanizmin e tyre.

Zonja Nurije nënë e katër fëmijëve tanimë ka braktisur edhe trotoarin ku kërkonte lëmoshë së bashku me njërën prej vajzave të sajë Samijen gjashtë vjeçare çdo ditë në qytetin e Tetovës për të siguruar një kafshatë buke për familjen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.