SHPËRNDAJE

Ultranacionalisti serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga drejtësia ndërkombëtare, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se është “krenar me të gjitha krimet” që i janë “atribuar” atij. Ai shtoi se do t’i përsëriste ato.

Të mërkurën, Gjytkata e Kombeve të Bashkuara e hodhi pjesërisht poshtë lirimin e Sheshelit nga akuzat për krime kundër njerëzimit, duke e dënuar atë me 10 vjet burgim.

Megjithatë, Mekanizmi për Tribunalet Ndërkombëtare tha se Sheshel tashmë e ka shërbyer dënimin, marrë parasysh kohën që ka qëndruar në paraburgim në Hagë.

“Tani do të marr disa masa ligjore për të hedhur poshtë këtë gjykim, por më e rëndësishme është se unë jam krenar për të gjitha krimet e luftës që më janë atribuar dhe krimet kundër njerëzimit. Në të ardhmen, jam i gatshëm t’i përsëris”, tha Sheshel, i cili vazhdimisht i ka mohuar akuzat kundër tij.

Sheshel është akuzuar për kryerjen e krimeve kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës, në Bosnje dhe Hercegovinë, në luftërat e viteve 1990.

Në një vendim kundërthënës, në mars të 2016-ës, gjykatësit e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi e kanë shfajësuar atë nga të gjitha akuzat.

Por, prokurorët që e kanë apeluar këtë vendim, kanë thënë se gjatë gjykimit të Sheshelit nuk janë marrë parasysh të gjitha provat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.