SHPËRNDAJE

Kamerat e sigurisë në një qendër tregtare në Stamboll të Turqisë tregojnë momentin kur një person është “gëlltitur” nga shkallët elektrike.

Raportohet se shkalla elektrike ishte jashtë funksioni për t’u riparuar në momentin kur ndodhi ngjarja dhe mirëmbajtësit kishin vendosur edhe një tabelë që u kërkonte klientëve të mos e përdornin.

Por pavarësisht tabelës paralajmëruese, nga sa dallohet në video, njerëzit vijonin të kalonin në këtë shkallë.

Papritur ajo ka filluar të lëvizë dhe një person ka rënë brenda një pjese që ishte pa shkallë dhe më pas zhduket.

Shkalla ka lëvizur për pak sekonda, por personi që kishte ngecur brenda i është dashur të presë mbi 1 orë i bllokuar, para se të çlirohej.

Fatmirësisht ngjarja nuk i mori jetën, por për disa ditë ai ka qëndruar në spital për të marrë veten nga dëmtimet e shkaktuara nga incidenti i 27 shkurtit në Stamboll.

NA SHKRUANI NË:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.