SHPËRNDAJE

Gjatë shpërthimit të një pakoje bombë në natën mes të hënës dhe të martes në qendrën e shpërndarjes të kompanisë “FedEx” në afërsi të San Antonios në shtetin federal Teksas, lehtë është plagosur një person, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga kompania njoftuan se është plagosur njëri nga të punësuarit e tyre.

Autoritetet amerikane tentojnë të vërtetojnë nëse ky rast lidhet me disa shpërthime më herët në qytetin Austin në këtë shtet federal.

Pakoja ka qenë e adresuar pikërisht në qytetin e Austin, në të cilin katër shpërthime ndodhën këtë muaj.

Agjenti special i FBI-së Michelle Lee u tha gazetarëve se do të ishte shumë herët të thuhet nëse shpërthimi i fundit lidhet me sulmet e mëhershme me bombë.

Hetuesit theksuan se bomba, e cila të dielën mbrëmë vonë shpërtheu në Austin, u akivizua me tel dhe është më e sofistikuar nga pajisjet që u përdorën gjatë tre shpërthimeve tjera më herët këtë muaj.

Autoritetet amerikane japin shpërblesë prej 100.000 dollarë për informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e përgjegjësve për shpërthimin.

Na shkruani :

info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here