SHPËRNDAJE

Nga gjithsej 220 mjek të diplomuar brenda vitit, 173 prej tyre ikin jashtë vendit për të ushtruar profesionin. Këta të dhëna të shpalosura ditë më parë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë kanë nxitur reagime të shumta tek shoqatat joqeveritare që merren me probleme në sektorin e shëndetësisë.

Nga shoqata e mjekëve të përgjithshëm dhe familjar thonë se nuk është vetëm aspekti financiar ai i cili shtyn mjekët të ikin nga vendi. Sipas tyre kaosi që ekziston në Shëndetësinë publike, mungesa e respektit ndaj mantilit të bardhë dhe mos reagimi i institucioneve kompetente për mbrojtjen e mjekëve shtynë ata që të lëshojnë vendin. Nga kjo Shoqatë shprehen të zhgënjyer nga autoritetet Shëndetësore.

Konsideroj se nuk është vetëm aspekti financiar ai që i shtyn mjekët të largohen nga vendi. Është shumë i devalvuar profesioni i mjekësisë përgjithësisht në të gjitha nivelet. Mund të flas më tepër për nivelin e mjekësisë primare.

Shumë pak nga mjekët që kanë ngelur duan të punojnë në mjekësinë primare. Ajo që po na shkelet mundi është një arsye por edhe janë shkatërruar marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe shumë është nëpërkëmbur raporti mjek-pacient. Për fat të keq ekziston shumë qëndrim jo miqësor. Kishte shumë momente kur duhej të reagonte edhe ministria e Shëndetësisë edhe Oda e Mjekëve që ta mbrojnë kuadrin e tyre. Unë të paktën nuk e shoh se kemi ndonjë strategji politike afatgjate e cila nuk varet nga situata politike por që të udhëhiqet nga gjendja e pacientëve.

Në situatën që kemi ne, pacientët janë ata të cilët janë më të dëmtuarit -deklaroi Miroslava Shevçenko, Mjeke, Shoqata e mjekëve të përgjithshëm dhe familjar.

Nga ana tjetër kryetari i Shoqatës së Mjekëve Shqiptar Nevzat Elezi shpreh nevojën për ekzistimin e një ligji të posaçëm i cili do t’i mbronte interesat dhe nevojat e mjekëve. Sipas tij ekzistimi këtij ligji dukshëm do të kishte përmirësuar statusin e mjekëve, me çka edhe do të kishte ndaluar migrimin e tyre.

Ka kohë që Oda e Mjekëve së bashku me Shoqatat joqeveritare siç është edhe shoqata e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë kemi bërë një draft version të ligjit i cili ende nuk është sjellë në Parlamentin e Maqedonisë. Nëse ky ligj sillet do të bëhet përmirësimin i rrogave të tyre. Një nga kushtet që bën të largohen të rinjtë nga Maqedonia, është pagesa e ulët e tyre. Me sjelljen e ligjit dhe propozimet që i kemi bërë si Shoqatë e mjekëve të Maqedonisë, përmes Odës do të përmirësohet edhe situata e tyre. Aty definohen edhe çka e mbron mjekun – tha Nevzat Elezi, Kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptar.

Sipas analizave të Odës së Mjekëve, nëse kjo gjendje nuk gjen përmirësim, pas tre vitesh Maqedonia do të përballet me mungesë të theksuar të kuadrit mjekësor.
Vjollca Aliti

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.