Ballina Jeta Si të silleni me ata që ankohen vazhdimisht?

Si të silleni me ata që ankohen vazhdimisht?

38
0
SHPËRNDAJE

image

Negativiteti i vazhdueshëm që vjen prej atyre që ankohen gjithë kohës është një sfidë e madhe për njerëzit që i kanë pranë. Ç’është më e keqja, asgjë nuk i bën më të lumtur ata që ankohen sesa të qenët më të mjerë se shokët e tyre. Përpjekja për të mbetur pozitiv, i motivuar dhe produktiv pranë tyre është gati-gati e pamundur. Ndiqni këto tri këshilla thelbësore të mbijetesës pranë këtyre njerëzve për të menaxhuar situata shumë të vështira.

Kuptoni mendësinë e ankuesit

Pavarësisht sesa të vështira janë ankesat e tyre për njerëzit që kanë pranë, ankuesit kronikë nuk e shohin veten si negativë. Ata e perceptojnë veten si tipa që e dinë gjithnjë fundin e gjërave dhe që janë tepër praktikë. Për më tepër, ata e shohin botën si negative dhe veten si një reagim normal ndaj gjërave të mërzitshme, acaruese dhe të pafat.

Edhe ankuesit më të mëdhenj e mendojnë veten si njeri shumë të pafat në jetë, në vend që të kuptojnë që në fakt krijojnë shumë justifikime për të shprehur pakënaqësinë për gjërat që i rrethojnë. Sipas tyre, ata janë njerëzit që i kanë rënë problemet dhe fatkeqësitë më të mëdha.

Këshilla 1: Mos u përpiqni të bindni një ankues kronik se gjërat nuk janë aq keq sa mendon ai apo t’i thoni se ai po e ekzagjeron me ngjarjet dhe situatën. Kjo do ta shtyjë atë të përmendë 10 ankesa më shumë, të cilat nuk i keni dëgjuar akoma dhe që sipas tij, do t’ju bëjë ta kuptoni më mirë gjendjen e tmerrshme ku është.

Kuptoni çfarë do ankuesi kronik

Ankuesit kronikë ankohen te njerëzit pranë tyre, sepse kërkojnë simpati dhe vlerësim emocional. Në fjalë të tjera, ata kërkojnë që ju t’i vlerësoni përvojën, t’i thoni se është e vërtetë që janë të pafat dhe t’i këshilloni të flenë mirë natën që të përballojnë hallet që u kanë rënë.

Këshilla 2: Mënyra më e shpejtë për t’u përballur me ankuesin kronik është të shprehni simpatinë tuaj dhe t’ia adresoni ankesën çështjes konkrete. Mos harroni ta inkurajoni.

Kuptoni çfarë nuk do ankuesi kronik

Shumica e atyre që ankohen vazhdimisht dhe që duket se nuk i hyn asgjë e bukur e jetës në sy, janë të bezdisshëm për t’u pasur pranë. Kush është ai njeri që do të dëgjojë çdo pesë minuta sesa e padrejtë, e pandreqshme dhe sa e ashpër është bota? Shumica e ankuesve e shohin vërtet jetën e tyre të mbushur me sfida dhe ngjarje të vështira.

Perceptimi i tyre rreth këtyre ngjarjeve është i thellë dhe ka të bëjë me personalitetin dhe ndjenjën e identitetit të tyre. Mbani parasysh që ndonëse ata ia shprehin gjithë kohës të tjerëve problemet e tyre, nuk po kërkojnë në të vërtetë ndonjë këshillë apo zgjidhje.

Edhe nëse keni ndonjë këshillë vërtet të dobishme për një problem konkret, ankuesit kronikë nuk do të jenë veçanërisht të lumtur ta dëgjojnë. Gjithçka që i largon nga pohimi publik i vështirësive që po heqin, merret prej tyre si një kërcënim për identitetin dhe veten këtyre njerëzve.

Shpeshherë, ata i përgjigjen këshillës së dhënë duke bërë një shpjegim të gjatë përse nuk do të funksionojë sugjerimi apo duke u mërzitur për faktin se dikush po i ofron mendime pa i kuptuar thellë-thellë.

Këshilla 3: Në shumicën e situatave, duhet ta shmangni dhënien e këshillave për ata që ankohen. Vazhdoni t’i jepni simpati dhe vlerësim emocional. Megjithatë, edhe ankuesit kronikë ndonjëherë kanë të drejtë për gjërat që ankohen. Në raste të tilla, ofroni simpati dhe këshilla të shkurtra që me shumë gjasa do të pranohen dhe vlerësohen.

© 2015, FRESKIRINORE. All rights reserved.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.