Ballina Kuriozitete Si u hap Xhamia e parë në Londër dhe sa musliman kishte...

Si u hap Xhamia e parë në Londër dhe sa musliman kishte atje në vitet 1900? (Foto)

52
0
SHPËRNDAJE

Kur lexoni për historinë e xhamive në Evropë, do të befasoheni nga Xhamia e parë e Londrës. Ajo njihet si St Regent’s Park Mosque, dhe u hap vitin në 1895.

Por si ishte ajo? Ku ishte e vendosur dhe kush e hapi atë? Si u hap dhe çfarë ndodhi me themeluesin? Cilat ishin aktivitetet e xhamisë?

Këto pyetje më intriguar muslimanët e Londrës që të zbulojnë një xhami viktoriane në Londër dhe të mësojnë për jetën e themeluesit të saj Hadji Mohammad Dollie i cili vdiq në vitin 1906.

Hadji Mohammad Dollie ishte biri i një qytetari skocez dhe një nëne afrikane nga Cape Town, Afrikë e Jugut.

Ai hapi xhaminë e parë “Hanafi” në Cape Town së bashku me një holandez i cili ishte konvertuar në islam në vitet 1880.

Ai mbërriti në Londër rreth vitit 1895 dhe u vendos në Albert Street, së bashku me dy djemtë e ti.

Dollie kishte marrë kërkesa nga bashkësia muslimane e Londrës, e cila ndoshta numëronte 200-300, persona, për t’i mësuar fëmijët e tyre Kur’an, meqë ishte hafiz. Ai pranoi, dhe që nga ajo kohë, ai vendosi që ta banesën e tij ta kthente në një xhami. Sot, gjurmët e saj janë zhdukur, dhe kanë mbetur vetëm dëshmitë nga fotografitë historike.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.