SHPËRNDAJE

Fiks Fare zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Lushnjë dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e Fiksit zbuluan se dora e parë e domateve ishte me hormone, madje fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë. Ndërkohë, bima e shalqirit shartohet me një bimë kungulli, me qëllim që kokrra të jetë sa më e madhe. Më pas, kjo bimë, gjysmë shalqi dhe gjysmë kungull, stimulohet me plehra kimikë, me qëllim rritjen e kokrrës dhe pjekjen sa më të shpejtë. Për të dyja këto produkte, gazetarët e Fiksit shkuan direkt te fermerët, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: A i konsumojnë vetë? Përgjigjja e tyre ishte se jo, madje treguan edhe “bëmat” e tyre.

Shalqiri me kungull dhe rritet me stimulantë
Fiks Fare zbuloi se bima e shalqirit fillimisht shartohet me kungullin. Dy bimët, mbillen veç e vet. Pasi rriten disa centimetra, ato shkulen nga kubikët dhe bashkohen me njëra tjetrën, duke i prerë të dyja në kërcell. Zakonisht, bimës së kungullit i priten sythët dhe rrënjët, duke lejuar që, në trupin e saj, të zhvillohet vetëm bima e shalqirit. Të dyja bimët e bashkuara mbillen në të njëjtin kubik, duke formuar një bimë të vetme. Pas disa javësh, bima bëhet gati për t’u mbjellë në fushë. Fiks Fare udhëtoi në zonën e Divjakës, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin për shalqirin. Fillimisht, gazetarët takojnë disa fermerë në një traktor të mbushur me shalqi dhe i kërkojnë disa kokrra të mira.


“Kanë ushqim, dje i hodha, ka ilaç nuk hahet. Nuk ta jap dot”, thonë fermerët.
Më pas, gazetarët shkojnë edhe në tregun e shumicës në Divjakë, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin. “Nuk e hamë vetë shalqirin, se ne ble diçka hidhi, ble hidhi, se dimë ça ka brenda. Nuk është si më përpara fosfati në fillim, vetëm me nitratin dhe bëheshe kishe qejf, të ngjiste dora”, thotë fermeri, ndërsa shton se bima është e ushqyer dhe e ndikuar me substanca të ndryshme.

NA SHKRUANI NË:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.