SHPËRNDAJE

Vërtetë ne sot jemi dëshmitarë të zhvillimeve të mëdha dhe të avansimit të teknologjisë në masë të madhe nëpër botë. Nëse shikojmë dhe e analizojmë, gjithë këtë përparim nëpër botë e kanë bërë ata njerëz të cilët kohën e tyre nuk e kanë kaluar nëpër kafe e klube të ndryshme muzike apo diçka të ngjashme, ky revolucion u bë nga njerëz me vizione të cilët vetës i kanë vënë qellime.

Po sikur këta studentë dikur, dhe më vonë zbulues, nuk do të përkushtoheshin maksimalisht a thua ende do të mendonim se bota është e sheshët, a thua po të mos përkushtohej Thomas Edisoni ende do të ishim me qirinjë e llampa dhe ka plotë “a thua” të tjera.

Por ku dua të dal me krejt këtë është që studenti duhet vlerësuar me të vërtetë sepse ai është ajka e një populli, një popull nëse doni ta shkatërroni mbytjani studentët.

Një gjë e cila po ndodhë me disa nga studentët tonë shqiptarë është për të ardhur keq, shohim plotë studentë të cilët studimet nuk i marrin seriozisht dhe vetëm harxhojnë jetë kot se koti. Mos të harrojnë se me vete po bartin një punë mjaftë me peshë të madhe, sepse ia kanë dhënë një detyrë vetës dhe atë detyrë duhet ta përfundojnë me dinjitet.

Pastaj, diçka tjetër me mjaftë rendësi e cila nuk ka të bëjë vetëm me studentët, por edhe me masën e gjerë është shitja e vetës, shitja e së drejtës për zgjedhje, ku nëpër zgjedhje bëhen kompromise të votës me mall apo në rastin tonë të votës me nota apo ku ta di unë, plotë e plotë kompromise të ndryshme. U bëj thirrje të gjithëve: bëhuni vetvetja e mos e shitni veten sepse pastaj po kërkoni llogari nga ata që vetë i votuat, por më nuk keni drejt sepse ju u shitët dhe një diçka që pranon të shitet nuk ka drejt për revoltë.

Rinia e Kosovë, e me theks të veçantë studentët e Kosovës, zgjohuni! Ju jeni ai fryti i gjithë kësaj peme të madhe, të gjithë i kanë sytë nga ju dhe cilindo që e pyet se çfarë mendon për politikë, për arsim, për shumë segmente shtetërore thotë: “Po lutemi qe me ardhë një klasë e re të cilët punojnë ndershëm.”

Koha e armëve ka kaluar, sot ne jemi në paqe dhe tash ka ardhur koha të luftojmë me laps. Me anë të diplomacisë sot mund të arrish mjaftë pozitë të favorshme në raport shtetesh. Është mbyllur një kapitull lufte duke i hapur rrugë kapitullit të ri të luftës,por tani vetëm me dije përkundër kapitullit të kaluar me armë.

Motivohuni tek kjo thënie e Naim Frashërit:

“Rruga jonë është me gjëmba, por qëllimi ynë është aq i lartë sa ia vlenë të ecësh mbi gjëmba.”

Elbasan Geci – Student i Historisë (v2)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.