SHPËRNDAJE

Ndikimi i produkteve të konsumit te cilësia e ajrit, sipas një studimi të fundit rivalizon atë të automjeteve të konsideruara si burim kyç i ndotjes deri tani.

Për ekspertët amerikanë, impakti i kimikateve nga produktet e përditshme shtëpiake tek ajri që thithim është nënvlerësuar, sepse pasojat e tyre janë praktikisht po aq të mëdha sa ato të emetimit të makinave.

Studimi i drejtuar nga Universiteti i Colorados fokusohet te të ashtuquajturit përbërës organikë të paqëndrueshëm “VOC”. Ato gjenden në produktet me bazë nafte, si lëngjet e pastrimit dhe bojërat, e kur shpërndahen në ajër mund të formojnë grimca që prekin shëndetin.

Burimet e “VOC”-ve, në bindjen e shkencëtarëve janë anashkaluar shumë.

“Ky është një rezultat i habitshëm, – thotë BBC, – sepse për nga pesha, ne të gjithë përdorim karburant shumë më tepër sesa produkte kimike”.

Rreth 95% e naftës së papërpunuar shkon në prodhimin e lëndëve djegëse, ndërsa afërsisht vetëm 5% e saj rafinohet për t’u përdorur në kimikatet e përfshira në deodorantë, pesticide dhe ngjitës.

Por, Brian McDonald dhe kolegët e tij këmbëngulin se kanë përdorur një gamë të gjerë informacionesh për këtë studim dhe kanë dalë në përfundimin se, në Shtetet e Bashkuara, sasitë e “VOC”-ve të emetuara nga konsumatorët dhe produktet industriale janë me shumë gjasë dy ose 3 herë më të larta, sesa ato të parashikuara nga verifikuesit aktualë të ndotjes së ajrit.

Ekspertët shtojnë se, këta të fundit mund t’i kenë mbivlerësuar gjithashtu burimet e ndotjes së automjeteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.