Ballina Jeta Sulm ajror nga forcat e Asadit në Homs, 32 të vdekur dhe...

Sulm ajror nga forcat e Asadit në Homs, 32 të vdekur dhe 200 plagosur

41
0
SHPËRNDAJE

Informohet se avionët ushtarakë të forcave të Asadit sulmuan në qarqet e qytetit Homs e cila është nën kontrollin e opozitës, ku humbën jetën 32 persona dhe u plagosën 200 të tjerë.

Aktivisti i medies lokale në Homs, Samir el Humusi në deklaratën e tij njoftoi se avionët ushtarakë të forcave të Asadit sulmuan në qarkun Telbise ku humbën jetën 16 civilë, në qarkun Rastan 7 dhe Zaferan 9, ndërsa gjithsej janë të plagosur 200 persona.

Humusi theksoi se është duke u bërë identifikimi i atyre të cilët kanë humbur jetën, dhe të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet fushore në qarqet e përmendura.

-Pretendohet se avionët rus e kanë kryer sulmin-

Humusi theksoi se për shkak të shkatërrimit në rajonin e sulmit, qytetarët kanë pretenduar se avionët rus kanë sulmuar në rajonet e qyteteve Homs dhe Hama, ku opozita e mban nën kontroll dhe tha se: “Avionët të cilët sulmuan në këtë rajon ku opozita e mban nën kontroll janë ndryshe nga avionët tjerë. Fuqia shkatërruese e këtyre avionëve është më e madhe se të tjerët. Në dëgjimet që bënin opozita e armatosur mund të vërehet se bisedimet mes avionëve dhe kullës ishin në gjuhen ruse”.

Komiteti i Koordinimit Lokal të Sirisë (LCC) gjithashtu konfirmoi se në sulmet që ndodhën në qarqet Rastan, Telbise dhe Zafaran të Homsit kanë humbur jetën dhe janë plagosur shumë civilë.

Theksohet se në rajonet e sulmit ka ndodhur dëm i madh dhe se ekipet e mbrojtjes civile janë duke u përpjekur të arrijnë te mbijetuarit nën rrënojat./fr

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.