Ballina Artikuj Të fiksohesh pas markave të shtrenjta dhe të shpërdorosh para për to,është...

Të fiksohesh pas markave të shtrenjta dhe të shpërdorosh para për to,është varfëri shpirtërore.

22
0
SHPËRNDAJE

Albina.F.Nanaj

Të fiksohesh pas markave të shtrenjta dhe te shperdorosh para per to, kur fare mire mund te vishesh me nje produkt cilesor te blere ne treg apo me mire akoma te qepur nga duart e nje zonje qe nxjerr buken e gojes permes zanatit, eshte varferi , shkruan Albina.F.Nanaj përcjell freskirinore.
Per te prodhuar nje veshje firmato shfrytezohen barbarisht femije dhe te rinj qe punojne ne kushte cnjerezore ne vendet e botes se trete. Ata qendrojne me ore te tera ne magazina pa ajer dhe ne fund prodhojne nje veshje qe kushton sa rroga e tyre vjetore. Po kete veshje e blen dhe e vesh gjithe fodullek ai ose ajo qe as i shkon ne mendje per ekzistencen e ketyre njerezve, por edhe nese do t’i shkonte, perseri nuk do te hezitonte t’i perbuzte edhe t’i shtypte.
Ne keto rreshta nuk doja te tregohesha paragjykese ndaj atyre qe veshin firmato e aq me pak moraliste, por thjesht t’iu sillja ne vemendje se mund te bejne zgjedhje shume me te zgjuara e me njerezore me parate qe shpenzojne. Mbeshtesni artizanet, rrobaqepesit, prodhuesit vendas dhe bizneset e vogla duke i blere produktet tuaja aty. Nese duke blere tek Nike apo simotrat e saj kontribuoni qe CEO te rinovoje vilen superluksoze, kur bleni tek bizneset e vogla kontribuoni qe me ato te ardhura modeste ata te sigurojne jetesen, te ushqehen dhe te shkollojne femijet.
Ndoshta nuk mund te bejme gjera te medha, por mund te bejme gjera te vogla me qellim te mire dhe me dashuri te madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.