SHPËRNDAJE

Një person raportohet të jetë arrestuar dhe ndodhet në rajonin policor për t’u marrë në pyetje, thuhet më tej nga mediet vendase.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka dërguar agjentët e saj për të hetuar incidentin, njofton zyra e saj në Baltimore përmes një postimi në “Twitter”.

Pamjet e rrjetit televiziv “CBS” tregojnë një automjet të zi sportiv të parkuar pranë hyrjes në NSA, me ato që duken të jenë vrima të shkaktuara nga plumbat në xhamin e përparmë.

Automjeti duket të jetë në fundin e një korsie të pakalueshme, të shenjuar nga blloqe barrikade me stampimin NSA mbi to, nga njëra anë, e nga ana tjetër shihet një gardh me tela me gjemba, pranë hyrjes në NSA.

Zjarrfikësit lokalë dhe Departamenti i Policisë njoftuan përmes “Twitter”-it se po i përgjigjeshin një incidenti të mundshëm me të shtëna me armë jashtë kampusit të agjencisë së sigurisë, në Fort Meade.

Një zëdhënës i agjencisë, që ndodhet rreth 48 km në verilindje të Uashingtonit, tha se nuk mund ta konfirmonte nëse ka pasur të shtëna, apo nëse automjeti ndodhej te hyrja e NSA-së. Ai konfirmoi vetëm faktin se një person ishte plagosur dhe transportuar, por pa specifikuar se për ku. Në vazhdën e kësaj ngjarjeje është mbyllur edhe autostrada 32 përreth Fort Meades.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here