Ballina Jeta Të vetëdisohemi dhe sprova të këtilla të mos përjetojm në të ardhmen.

Të vetëdisohemi dhe sprova të këtilla të mos përjetojm në të ardhmen.

36
0
SHPËRNDAJE

LETËR NGUSHLLIMI

      Pas tragjedisë së djeshme të vrasjes së katërfishtë që ndodhi në Komunën e Sarajit e cila graviton në qytetin e Shkupit, sot pas faljes së namazit të drekës , mijra qytetarë të solidarizuar mes vete, duke e ndarë dhimbjen me familjen Sulejmani, pas nderimeve fetare në prezencën e shumë hoxhallarëve që u bënë në xhaminë e fsh. Gllumovë , e shoqëruan për në amshim kortezhin mortorë të bijve dhe vëllezërve tanë Abdylit, Mu'minit dhe Arianit që të tre nga familja Sulejmani.

      Duke u lutur për shpirtin e tyre fisnik, besoj thellë se nga ky rast do të nxjerim mësimin e duhur.

      Të vetëdisohemi dhe sprova të këtilla të mos përjetojm në të ardhmen.

      Të mbetemi me shpresë që në asnjë vend të banuar me shqiptar të mos na pësojn djemt e ri dhe të pafajshëm.

      Të ndikojm në kultivimin e vlerave etiko-morale në familjet tona, në mjediset tona, që në të ardhmen të mos meren në qafë ata të cilët asnjëher dhe në asnjë moment nuk na kanë pasur asnjë fije faji.

      Ngushllime më të sinqerta për familjen,

      Ngushllime rinisë dhe brezit të ri, lutemi që Mëshira e të Madhit Zot të na kaplon brenda jetës dhe të na mundëson që xheneti të jetë vendtakimi i përhershëm me familjarët dhe të dashurit tanë.
                                          AMIN - Daim H.

Postim nga një fqinjë:
-Populli i mjerë. Ditë Bajrami.

-Vrasje e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit. Dhimbja rritet kur dihet se të gjithë viktimat jan të një familjes ngushtë.

-Vrau vëllaun, pastaj djalin e vet, pastaj djalin e vëllaut, dhe në fund ia morri jetën vetit, shpirt ziu😢

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.