SHPËRNDAJE

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.

Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ruani një formë të mirë trupore.

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg. Tensioni matet me dy shifra.

Shifra e parë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.

Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 sic thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.

Nëse matësi tregon vlerat midis 90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.

Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension.

Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

Ushqimet që rrisin tensionin

Mishi i kuq

Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol. E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Picat e ngrira

Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë sodium.

Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Salcat e paketuara të domates

Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut. Një kanaçe me salcë domate përmban 654 miligramë kripë. Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.

Turshitë e gatshme

Një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë. Turshitë e tjera përveç lakrës janë të zhytura në lëng me kripë.

Një filxhan me kastraveca turshi përmban 1,251 miligramë sodium.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të konsumojnë turshi të bëra vetë.

Ëmbëlsirat e paketuara

Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra.

Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Pijet energjike

Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8 përqind.

Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 përqind pas pirjes së një pije energjike.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here