SHPËRNDAJE

Lideri i partisë greke Reka, Stavros Teodorakis, i cili është një ndër politikanët me të cilin Nikos Koxias ka pasur takime që t’i informojë për rrjedhën e bisedimeve në Vjenë, deklaroi pas takimit se “java e ardhshme do të jetë vendimtare se a do të zgjidhet ose jo problemi me emrin e Maqedonisë”, transmeton Portalb.mk.

Shefi i diplomacisë greke Koxias pas bisedimeve në Vjenë me kolegun maqedonas, Nikolla Dimitrov dhe me ndërmjetësuesin Metju Nimic, është duke mbajtur takime me liderët e partive politike greke.

“Koxias më ka informuar detajisht. I tregojmë qëndrimet tona të njohura. Mendoj se java e ardhshme do të jetë vendimtare se a do të zgjidhet ose jo problemi”, deklaroi shkurt pas takimit, Teodorakis.

Koxias sot duhet të takohet edhe me liderin e partisë PASOK dhe me liderin e Lëvizjes për ndryshime, Fori Jenimata si dhe kryetarin e Unionit të qendrave, Vasillis Levendis, ndërsa lideri i partisë Demokracia e Re ka refuzuar të takohet dhe ka kërkuar që gjatë bisedimeve të informohet personalisht nga kryeministri, Aleksis Cipras.

Stavros-Teodorakis
NA SHKRUANI NË:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.