SHPËRNDAJE

Mbrëmë gjysmë ore pas mesnate në polici është denoncuar dhunë familjare nga vëllezërit G.I. (43) dhe R.I. (37) në rrugën “Ilindenska” në Tetovë të cilët jetojnë në kate të ndryshme të shtëpisë. Së pari kanë filluar konflikt verbal për shkak mospagesës së energjisë elektrike, më pas me dhunë fizike ku është goditur edhe bashkëshortja e njërit prej tyre me iniciale Sh.Sh. (32), transmeton Portalb.mk.

Së pari të dy pjesëmarrësit e dhunës u privuan nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policor të Tetovës dhe pas zbardhës së rastit do të ketë kundërvajtje përkatëse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.