SHPËRNDAJE

Të dashur dashamirë të shkencave islame, të dashur hoxhallarë dhe profesorë, të dashur medresantë nga trojet e ndryshme shqiptare!
Me kënaqësi të madhe duam të ndajmë me ju lajmin e themelimit të Unionit të Studentëve Shqiptarë të Ez’herit – USSHE.

Unioni i Studentëve Shqiptarë është një organizatë studentore që synon të organizojë jetën akademike, por jo vetëm, të studentëve shqiptarë që studiojnë në Universitetin e Ez’herit në Kajro të Egjiptit. Ky union vjen si nevojë e natyrshme për një funksionim më të organizuar dhe dinjitoz tonin, ashtu siç e meriton të studiuarit në një nga Universitet më me renome botërore si Universiteti i Ez’herit, duke iu përgjigjur kështu edhe nevojës së shtuar për organizim formal me rritjen e numrit të studentëve nga trojet tona.

Qëllimet parësorë të USSHE-së janë:

1. Afrimi i studentëve dhe bashkëpunimi i ndërsjellë mes tyre, përmes aktiviteteve të përbashkëta si akademike, po ashtu edhe të lira;

2.Synojmë te jemi një dritare informimi për të gjithë ata medresantë që duan të vazhdojnë studimet në Universitetin e Ez’herit, duke u ofruar informacione dhe ndihmë reale në të gjitha hapat e nevojshëm;

3. Lehtësimi i adaptimit të studentëve të rinj;

4. Promovim i vlerave të studentëve tanë përmes punimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, përmes së cilës në të njëjtën kohë u shërbejmë fesë dhe njerëzve tanë, që në të vërtetë është qëllimi i vetëm pas gjithë rrugëtimit tonë.

Me shpresë se faqja jonë në facebook do të mirëpritet nga të gjithë dashamirët e Islamit burimor dhe dashamirët e studimit të mirëfilltë të shkencave islame, ju falënderojmë paraprakisht për përkrahjen tuaj!

https://www.facebook.com/UnioniSSHE/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.