Ballina Jeta Turqia pjesë e listës së vendeve me të ardhura të larta

Turqia pjesë e listës së vendeve me të ardhura të larta

31
0
SHPËRNDAJE

BOLU (AA) – President i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim me video konferencë të mbajtur në hapjen e tunelit İstiklal Ilgaz 15 korriku tha se “Po ju jap një lajm të mirë. OECD ka njoftuar se Turqia nga grupi i vendeve me të ardhura mesatare ku ndodhen 8 shtete ka kaluar në grupin e vendeve me të ardhura të larta” raporton Anadolu Agency (AA).

Ai ka vënë në dukje se Turqia është një vend që ka provuar se mund të rritet bashkë me problemet e sigurisë,  Erdoğan tha më tej se “Ky sukses është pikërisht shkaku i mbështetjes me sulme ekonomike të sulmeve terroriste.”

Pasi ka rikujtuar se me investimet e kryera numri i aeroporteve ka arritur në 55, Erdoğan është shprehur: “Me 29 aeroportet e reja kemi rritur në 55 numrin e aeroporteve në vendin tonë i cili ka 81 qytete. Aeroporti i ri, ndërtimi i të cilit është ende në vazhdim në Stamboll do të jetë më i madhi në botë. Gjithashtu kemi arritur suksese të ngjashme edhe në fushat e tjera të shërbimit nga arsimi, shëndetësia e deri tek energjia. Hap pas hapi jemi duke lëvizur në drejtim të objektivave për vitin 2023”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.