SHPËRNDAJE

U martua një burrë me dy gra dhe mundohej që të ishte i drejtë me to në cdo gjë…ama në cdo gjë…

Deshi Zoti që këto dy gra të vdesin në të njëjtën ditë, burri u pikëllua tepër shumë, por me gjithë kët pikëllim deshi që të jet i drejtë me to deri në fund.

Kështu që i pagoi dy gra që t’i pastrojnë ato në të njëjtën kohë, t’i parfymosin me të njëjtin parfum, t’i veshin me të njëjtin lloj qefini dhe të jetë arkivoli i tyre njësoj…

Pasi i përgatitën i shkoi ndërmend burrit se shtëpia ka vetëm një derë, kështu që e pagoi një mjeshtër që ta rregulloj një derë tjetër që të dyja të dalin në të njejtën kohë prej shtëpisë dhe të varrosen në të njejtën kohë.

Kështu edhe ndodhi, e gjitha shkoi sipas dëshirës dhe drejtësisë së tij, rrugës për në shtëpi e ndjente veten të lehtësuar pasi që nuk dëshironte asnjërës t’i hyj në hak.

Atë natë i lodhur nga mundimi dhe pikllimi e zëri gjumi në sallon, kur iu shfaq njëra prej grave në ëndërr e cila ishte tepër e mllefosur dhe e hidhëruar në të dhe ky i cuditur po e pyet:

Cfarë ke oj nusja ime që je hidhëruar kështu në mua?

Ajo nga mllefi ia kthu: Dëgjo burri im, gjitha t’i bëj hallall vetëm pse më nxore mu nga dera e vjetër e ortaken time nga dera e re, kët kurr sdo ta bëj hallall!

Burrit i doli gjumi dhe tha: SubhanaAllah sikur ta dëgjoja Zotin tim do t’i kisha punët shumë më mirë
dhe filloi ta përsëris ajetin:

..E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj grave), atëherë (martohuni) vetëm me një..”( Kur’an 4:3 )

R.H.Imeri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.