SHPËRNDAJE

Trajneri i Tiranës U 17, Migen Memelli, i cili u sulmua sot me thikë teksa skuadra bënte stërvitje, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë. Në një prononcim për “News24” Memelli tha se nuk ka pësuar dëmtime fizike.

“Jam i tronditur nga sulmi. Personi më ka goditur disa herë me grushte, nuk kam dëmtime fizike”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Migen Memelli, u sulmua me grushte e më pas me thikë por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.Home

Gjatë stërvitjes një prind i një prej lojtarëve që trajneri se ka përfshirë në stërvitje e ka qëlluar fillimisht me grusht. Më pas babai i një prej lojtarëve nxori thikën për ta qëlluar, por trajneri është shmangur duke shpëtuar pa lëndime.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar prindin me iniciale A.Ç. në komisariat dhe ka nisur procedimin penal.

Na shkruani:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.