Ballina Jeta UEFA e njeh Kosovën si pjesë të Shqipërisë (Foto)

UEFA e njeh Kosovën si pjesë të Shqipërisë (Foto)

35
0
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Kosovës mbetet ende me “fusnotë”, e panjohur nga institucionet ndërkombëtare të futbollit, por tifozët kosovarë janë njohur si shqiptarë dhe si mbështetës kuqezinj.

Të paktën këtë privilegj do ta kenë për fazën finale të “Euro 2016”. Nëse deri dje kishte kushtëzime të qarta, të posedoje pasaportë shqiptare, ose të ishe rezident në Shqipëri, që të kishe të drejtën për të aplikuar në “dyqanin online” të UEFA-s për bileta, kjo gjë ka ndryshuar sot, ditën e parë të daljes në shitje të 800 mijë biletave për finalet e “Euro 2016”.

Ja njoftimi që del te dyqani online i UEFA-s, kur aplikon për biletë të ndeshjeve të Shqipërisë Nëse shkon te “dritarja” përkatëse në faqen zyrtare të UEFA-s, të del edhe ky shënim: “Duhet të jesh me kombësi kosovare, ose shqiptare, që jeton në Kosovë, ose Shqipëri, për të aplikuar për bileta”. Pra, të drejtën për të blerë një biletë për ndeshjet e kombëtares shqiptare e kanë edhe shtetasit kosovarë, çka bën në fakt unifikimin e dy shteteve shqiptare në Ballkan në një, kur vjen fjala për kombëtaren e futbollit. Një lajm shumë i mirë ky për mbështetësit kuqezinj nga jashtë kufijve shtetërorë, të cilët nuk kanë lënë stadium pa qenë të pranishëm në fushatën e fundit eliminatore, ku shijuan edhe suksesin historik, kualifikimin e parë të Shqipërisë në një kompeticion madhor.tifozet kuq.111

Problem mbetet paisja me bileta e shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi apo të Diasporës, megjithatë një numër të caktuar biletash do ta marrë direkt FSHF-ja, e cila mund të ndihmojë në këtë drejtim. “FSHF do të ketë një numër të vogël biletash në dispozicion, pasi pjesa tjetër do të menaxhohet nga UEFA,” – ka thënë Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm, pa saktësuar se kush do t’i marrw ato. Ja “dyqani online” ku tifozët e kombëtares shqiptare duhet të aplikojnë për bileta Si të aplikoni për biletat Nga ora 12:00 e ditës së sotme, plot 800 mijë bileta online kanë dalë në shitje dhe mundësia për t’i blerë do të zgjasë deri më 18 janar. Çdo biletë do të jetë e personalizuar, me emër dhe mbiemër.

Maksimumi që mund të marrë një individ janë katër bileta, për katër ndeshje të ndryshme të kompeticionit. Tifozët shqiptarë duhet të nxitojnë që të prenotojnë një vend në stadium, kur të luajë kombëtarja jonë. UEFA përmbush në këtë rast dëshirën e “Tifozët Kuq e Zi”, për “Një Komb, Një Kombëtare” Ata nuk kanë munguar të jenë të shumtë në të gjitha stadiumet, ku kanë luajtur beniaminët e tyre në fushatat kualifikuese. Por, tashmë duhet të përjetojnë një eksperiencë të re, sa u takon biletave, të cilat shiten nga UEFA, online.

Qeveria evropiane e futbollit ka bërë me dije kushtet dhe afatet e sakta për pajisjen me biletë të tifozëve, që duan të jenë në stadium, finalet e “Euro 2016”. Cilido që dëshiron të jetë në stadium, pranë kombëtares së vet, duhet të bëjë aplikim në faqen zyrtare të UEFA-s. Aty duhen plotësuar edhe kushtet e kërkuara. Dy ditë pas hedhjes së shortit dhe caktimit të kalendarit të ndeshjeve të fazës finale, fillimisht në grupe e pastaj deri në finale, ka nisur shitja online e biletave të të gjitha ndeshjeve. De Biazi bazohet shumë te mbështetja e tifozëve kuqezinj në finalet e “Euro 2016” Pra, nga 14 dhjetori deri në janar të vitit pasardhës, “dyqani online” i UEFA-s do të jetë i hapur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.