SHPËRNDAJE

Ura historike e Drerit në fshatin Mogorçë të Dibrës në perëndim të Maqedonisë, pret të zbulohet nga vizitorët. E shtrirë mbi Lumin e Vogël (Mala Reka), ura ka arritur të sfidojë vitet e shumta që kanë kaluar që nga ndërtimi i saj, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ura me një hark thuhet se është ndërtuar kah mesi i shekullit 18 ose nga ana e arkitektit Mimar Hayreddin, i cili po ashtu është arkitekti i Urës së Mostarit dhe nxënës i arkitektit Mimar Sinan.

Ura e Drerit bën që vizitorët të ndihen njëlloj sikur në rajonin e Detit të Zi në Turqi me malet, rrugët, ujëvarrat dhe rrëketë. Ajo i ngjan Urës së Mostarit, ndërkohë që është ndër shembujt më të rrallë të arkitekturës osmane në rajon.

Për urën nuk ka të dhëna të sakta në çështje si data e ndërtimit dhe forma e saj, ndërkohë që rreth saj ekzistojnë legjenda të shumta.

Sipas njërës nga legjendat, siç rrëfehet, një bej vendas i kohës ballafaqohet me një dre shumë të bukur dhe magjepsës teksa ishte në gjueti. Beji, i cili vazhdimisht vrapon pas drerit i cili ik, e zë më në fund në brigjet e Lumit të Vogël.

NA SHKRUANI NË:
info@freskirinore.com
NA SHKRUANI NË: info@freskirinore.com

“Dreri i plagosur nuk e di saktë çfarë të bëjë, por në fund vendos të kërcejë në anën tjetër të lumit. Me një të kërcyer të papritur kalon në anën tjetër të lumit dhe aty ngordh. I mahnitur nga guximi i drerit, beji urdhëron ndërtimin e urës në atë zonë për nder të tij. Në këtë mënyrë, kjo urë simbolizon kërcimin e drerit drejt fatit”.

– “Parajsa në tokë”

Ura, për të cilën janë thurur legjenda të ngjashme, paraqet atraksion në rajon me pamjen e saj mahnitëse.

Nga ana tjetër, rajoni sot është i famshëm me mjeshtërinj të ndërtimit, fama e të cilëve arrin edhe jashtë vendit.

Ura gjendet 120 kilometra larg kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup, në mes Mavrovës dhe fshatit Koxhaxhik.

Megjithëse në disa periudha janë realizuar programe të ndryshme për promovim dhe rritjen e numrit të vizitorëve, ura ende nuk e gëzon interesimin e merituar.

Popullata lokale e cilëson këtë vepër historike si “parajsë në tokë”, ndërsa thonë se këtë vend e vizitojnë shpesh për të kaluar kohë të këndshme.

"Ura e Drerit" e Dibrës së Maqedonisë pret të zbulohet nga vizitorët

"Ura e Drerit" e Dibrës së Maqedonisë pret të zbulohet nga vizitorët

Posted by Portalb on Wednesday, April 11, 2018

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.