Ballina Jeta URIME NATA E MADHE E REGAIBIT (NATA E DHUNTIVE)

URIME NATA E MADHE E REGAIBIT (NATA E DHUNTIVE)

178
0
SHPËRNDAJE

image

URIME NATA E MADHE E REGAIBIT
(NATA E DHUNTIVE)

Regaib është shumësi i fjalës Ragibe që do të thotë :Nata e dhuntive,veprimit të punëve të mira dhe largimit nga ato të këqiat.
Pejgamberi a.s në një hadith thotë:
“Ai që e vlerëson natën e xhumasë së parë të muajit Rexheb ( Natën e Regaibit) Allahu xh.sh. nuk do ta dënon natën e varrit”.
Gjithashtu Muhamedi a.s. thotë:
“Lutja që bëhet në këto pesë netë nuk refuzohet: Natën e Regaibit, Natën e 15-te të muajit Sha ´ban, Netët e Xhumasë, Natën e Fitër Bajramit dhe Natën e Kurban Bajramit “. (Ibn Asakir)
Muhammedi a.s. në hyrjën e muajit Rexheb e bëri këtë lutje: 
„ O Zot na beko në muajin Rexheb dhe Sha´ban dhe na mundëso të presim muajin Ramazan.“
Ne si besimtarë mund të falim Namazet e ngelura (Kaza),vullnetare (Nafile), ose të e agjerojmë këtë ditë sepse ka një vlerë të madhe që në një menyrë të mundohemi të jemi sa më afër Krijuesit tonë Allahut xh.sh. 
Duke shpresuar se Allahu xh.sh. do ti pranon lutjet tona dhe do të na shpërblej për mundin tonë me të mirat e tij të pakufishme.
AMIN

© 2015, FRESKIRINORE. All rights reserved.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.