SHPËRNDAJE

Ish presidenti amerikan, miku i madh i Kosovës, Bill Clinton, përmes një mesazhi emocional në llogarinë e tij në Facebook ka uruar kosovarët për 10 vjetorin e pavarësisë.

“Kosova gjithmonë do të ketë vend të veçantë në zemrën time. Jam shumë krenar që si president i SHBA-ve munda t’ju ndihmoj që ta ndërtoni të ardhmën e lirë, prosperuese dhe tolerante.

Unë vazhdoj të besoj se Kosova është plotësisht i lirë dhe vend që do të bëhet anëtar i plotëfuqishëm i BE-së dhe NATO-s. Është e rëndësishme për miqtë tuaj gjithandej botës që të vazhdoni të punoni dhe ta lëni konfliktin dhe të kaluarën pas”, ka thënë nder tjerash Bill Clinton, njeriu që shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga vrasjet, dhuna dhe masakrat e Serbisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.