SHPËRNDAJE

Agjencia amerikan për zhvillim ndërkombëtar (USAID) në Sarajevë prezantoi program për ndihmë të mediave në Ballkan. Sipas “B92” të Serbisë fokusi i programit do të futet në zhvillim të online mediave në Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë, ndërsa programi në vlerë prej shtatë milionë dollarë do të zgjatë tre vite.

Ambasadorja e SHBA-ve në Bosnjë e Hercegovinë, Morin Kormak, gjatë prezantimit të programit porositi se mediat e lira themelohen në demokraci, ndërsa në rajon, siç u theksua, mediat janë nën presion të burimeve të ndryshme. Nga ata arsye programi ka qenë e menduar si rajonale, ndërsa e drejtuar kah mbështetja e mediave të pavarura dhe gazetarisë hulumtuese.

Me programin do t’ju ndihmohet të fillojnë të përdorin teknologji të reja, të lidhin partneritete për reklamim dhe shpallje dhe të punojnë në zhvillim të përmbajtjeve që i emetojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here