Ballina Të ndryshme Vazhdon bojkoti i procesit mësimor në Vërtekicë të Studeniçanit, reagon Ministria VIDEO

Vazhdon bojkoti i procesit mësimor në Vërtekicë të Studeniçanit, reagon Ministria VIDEO

20
0
SHPËRNDAJE

Tash e 5 javë vazhdon bojkoti i nxënësve të Shkollës Fillore “Mustafa Kemal Ataturku” në fshatin Vërtekicë të Komunës së Studeniçanit.

Prindërit refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për shkak të largimit nga puna të një mësuesi dhe krijimin e paraleleve të kombinuara, ku në një klasë të vetme mësojnë nxënës të klasës së parë dhe të dytë dhe në klasën tjetër, të klasës së katërt dhe të pestë. Klasë të tretë nuk ka.

“Nuk kemi ndonjë sqarim nga këto tre institucione për ta shqyrtuar këtë problem. Ne jemi të vendosur dhe bojkoti do të vazhdojë , deri sa ky problem nuk shqyrtohet. Kemi bërë kërkesa që paralelet mos të ndryshojnë, por të vazhdojnë ashtu siç ishin në fillim”, tha Abdurrahim Ademi, këshilli i prindërve.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, thotë se janë të informuar për problemin, dhe për këtë janë dërguar inspektorë në terren për të analizuar situatën e krijuar dhe për të marrë vendimin e duhur.

“Është dërguar shkresë deri tek Inspektorati Shtetëror i Arsimit, i cili tani më është në terren dhe do të japë vlerësim nëse bëhet fjalë për procedurë ligjore ose jo, duke marrë parasysh se tani bëhet fjalë për vazhdimin e vitit shkollor, dhe në bazë të saj ne do të veprojmë. Pra jemi të njoftuar për problemin dhe organet përkatëse janë në terren”, u shpreh Deskoska. Nga Komuna e Studeniçanit thonë se vendimi i tillë erdhi si rezultat i numrit te vogël të nxënësve në këtë shkollë. Prindërit vazhdojnë të jenë të revoltuar me këtë çakordim të paraleleve, duke thënë se kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e mësimit të fëmijëve të tyre.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.