Ballina Tregime VETITË SHËRUESE TË LOTËVE

VETITË SHËRUESE TË LOTËVE

47
0
SHPËRNDAJE

Shprehja publike e pikëllimit me lot konsiderohet shenjë dobësie dhe pasigurie. Është e padrejtë që kultura jonë e vë trishtimin në një rreth shumë të ngushtë.

Në fakt, njerëzit të cilët nuk kanë frikë ta shprehin hidhërimin e tyre, janë shumë më tepër mendërisht të shëndetshëm se ata që shtypen.

Ja pse:

Ata nuk kanë frikë nga emocionet e tyre

Njerëzit të cilët injorojnë trishtimin ia shkurtojnë vetes një aspekt të rëndësishëm të jetës. Pikëllimi dhe apo të qarët nuk është shenjë dobësie, por është shenjë edhe ju jeni një qenie njerëzore dhe keni ndjenja të cilat janë përtej asaj që ju kanë thënë se është e përshtatshme të shprehet në publik.

Ata i kuptojnë vetitë shëruese të lotëve

Përveç faktit që shërben si “valvul shkarkimi” për stresin, vaji, sidomos lotët kanë një epërsi shkencore që bën lirimin e toksinave, përmirësojnë shikimin dhe mund të vrasin 90-95 % të të gjitha baktereve në sy për pesë deri në dhjetë minuta.

Ata e dinë ndikimin terapeutik të qarit

Studimet e fundit psikologjike konfirmojnë se të qarit ndikon në lirimin e endorfinës në trurin tonë, hormonin e lumturisë, i cili gjithashtu vepron si një vrasës i sëmundjeve natyrore. Të qarit gjithashtu ul nivelin e magnezit, substancës kimike e cila kur gjendet në përmasa të mëdha, mund ta irritoj trurin dhe trupin.

Ata nuk brengosen nga pritshmëria shoqërore

Të qarët është e stigmatizuar për të dy gjinitë. Nëse ajo qanë, është shenjë se nuk është stabile apo “ka plasur”, ose konkluzioni i çmendur, kinse kërkojnë vëmendjen e të tjerëve. Nëse qanë ai, konsiderohet se nuk është mjaftueshëm burrë. Të gjitha këto përgjithësime shtyjnë të dy gjinitë që pikëllimin e vet ta fshehin në thellësi të shpirtit.

Ata që e shprehin pikëllimin e tyre në publik, jo vetëm që janë të guximshëm, por janë aktivistë të shoqërisë më të shëndoshë emocionale.

Ato nxisin të tjerët të mos ikin nga emocionet e tyre

Nëse jemi të sinqertë me trupat tanë, mund të lejojmë të punojmë me kapacitetin maksimal, madje edhe atëherë ballafaqohemi me dhimbje të madhe.

Ne duhet të jemi falënderues për aftësinë biologjike që mund të qajmë dhe marrim në konsideratë epërsinë natyrore të zbutjes së ankthit.

Të qarit nuk duhet kuptuar si shenjë dobësie, por shenjë e fuqisë së brendshme dhe të vetëdijes.

Një ditë, Muhamedi salAllahu alejhi ue selem filloi të qante… E pyetën sahabët: – Përse po qan o i Dërguari i Allahut? – Tha : “Po më merr malli për të dashurit e mi!” – Thanë: A nuk jemi ne të dashurit e tu o i Dërguari i Allahut? – Tha: “Jo! – Ju jeni shokët e mi…” – “Të dashurit e mi janë ata që do vijnë pas meje. Do më besojnë mua edhe pse nuk më kanë parë kurrë.”

Allahu na bashkoftë me më të mirin dhe krijesën më të dashur të Allahut në Xhennetet e premtuara për besimtarët./freskirinore

 

Burimi: Akos,ba

Përshtati: Lutfi Muaremi  / FRESKIRINORE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.