SHPËRNDAJE

Në veri të Holandës, gjegjësisht në qytetin Drachten i është vënë zjarri një xhamie ku në masë të madhe shkonin personat me perjardhje marokene, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamisë së lidhur me Fondacionin Qendra Islame Drachten i është vënë zjarri nga një sulmues, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Zjarri ka shkaktuar dëme në xhami.

Menaxhuesi i Fondacionit, Halid Bennaceur në një deklaratë për AA e dënoi sulmin në fjalë.

Sipas tij, incidenti ka ndodhur rreth orës 04.00. “Në kamerën e sigurisë shihet se një person pas thyerjes së dritares së pasme të xhamisë, me një lëndë djegëse i ka vënë flakën xhamisë dhe ka ikur nga vendngjarja”, tha Bennaceur.

Ai thotë se kanë njoftuar policinë dhe se kanë filluar hetimet lidhur me rastin

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.