SHPËRNDAJE

Një tjetër foshnje ka humbur jetën për shkak të fruthit në QSUT. Një bebe 4 muajshe, vajzë, e cila ka mbërritur nga Peshkopia me bronkopneumoni ka humbur jetën pak ditë më parë, por njësoj si për rastin e parë, lajmi nuk është bërë publik.

Burimet i thanë Top Channel se përveç ftohjes, foshnja është prekur edhe nga virusi i fruthit, komplikacionet e të cilit kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të bebes, duke i shkaktuar vdekjen.

Kjo është foshnja e dytë e cila humb jetën nga fruthi, pasi foshnjës 8 muajshe dy javë më parë. Në këtë moshë bebet nuk mund të vaksinohen, sepse presupozohet se fitojnë imunitetin nga trupi i nënës, e cila duhet të jetë vaksinuar ndaj fruthit. Deri tani numri i të prekurve nga virusi i fruthit ka mbërritur në 87.

Mjekët u bëjnë thirrje prindërve që të mos paraqiten në QSUT, nëse nuk ka raste urgjente, pasi tani fëmijët të pavaksinuar dhe që shkojnë për tjetër problem në shërbimin e pediatrisë infektohen me virusin e Fruthit.

Ndërsa nënat me bebe duhet të bëjnë kujdes kur fëmija bën temperaturë të lartë mbi 38.5 ta dërgojnë menjëherë te mjeku pediatër në qendrën e tyre shëndetësore, pasi janë vetëm ata që përcaktojnë nëse është temperaturë e shkaktuar nga fruthi apo nga virozat e stinës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.