Ballina Jeta Vlera e buzëqeshjes:Nuk mund të vidhet, as të blihet dhe as të...

Vlera e buzëqeshjes:Nuk mund të vidhet, as të blihet dhe as të merret hua sepse nuk është mall tokësor

25
0
SHPËRNDAJE

Vlera e buzëqeshjes:

  • Nuk kushton gjë dhe prodhon shumë.
  • Pasuron atë që e merr, por nuk e varfëron atë që e jep.

  • Ndodh për një moment, por efekti i saj ndonjëherë zgjat përjetësisht.

  • Askush nuk është aq i pasur sa të mund të jetojë pa të, ndërsa të varfrit ndjehen të pasur kur e marrin.

  • Sjell lumturi në jetën familjare, vullnet të mirë në biznes dhe është simbol i miqësisë.

  • Është pushim për të lodhurit, rrese shprese për të zhgënjyerit, ilaçi më i mirë i natyrës kundër dëshpërrimit.

  • Nuk mund të vidhet, as të blihet dhe as të merret hua sepse nuk është mall tokësor.

  • Nëse në rrëmujën e ditës shikoni dikë që është aq i lodhur sa nuk mund t’ju japë as një buzëqeshje, jepjani ju një atij! 😀

Ai që nuk ka më buzëqeshje për të dhënë, ka nevojë më shumë se kushdo tjetër për ta marrë një. 🙂

Buzëqeshni njerëz të Zotit, ecni drejt, merrni frymë thellë dhe gëzojuni dritës së diellit 😀

Buzëqeshja në fytyrën e tjetrit është sadaka. Mirëmëngjes :), shkruan Hfz.Evzal Sinani, freskirinore.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.