Ballina Freski Xhamia e fsh.Toplicë me nëpunës-hoxhë të ri Muamer ef. Rexhepi (FOTO EKSKLUZIVE)

Xhamia e fsh.Toplicë me nëpunës-hoxhë të ri Muamer ef. Rexhepi (FOTO EKSKLUZIVE)

73
0
SHPËRNDAJE

Sot më datë 24.02.2017 (dita e premte), një delegacion i Muftinisë së BFI – Gostivar, i kryesuar nga Muftiu Hfz.Shaqir ef. FETAHU vizituan Xhematin e Xhamisë së fsh.Toplicë me rastin e promovimit të nëpunësit të ri Muamer ef. Rexhepi si zv. Imam, Mual-lim dhe Muezin.

Muftiun e shoqëruan referentët: Prof. Sherif ef. Dehari i cili mbajti fjalim si dhe Hfz. Jusuf ef. Xheladini i cili e mbajti hutben e Xhumasë.  Muftiu e përuroi nëpunësin e ri duke i uruar shëndet dhe suksese në punë. Uroi Imamin Hfz.Tahir ef.Halimin për punën e bërë ku është zgjedhur Imami më i suksesshëm gjatë vitit 2016 për aktivitetet e xhamisë në tubimin e zeqatit, qefareteve dhe anëtarësinë.

Gjithashtu tregoi se është bërë rregullimi i tërësishëm i vendeve dhe objektit të xhamisë së fshatit Toplicë me dokumente zyrtare si pronë e vakfit. Falenderoi Hfz. Shuip ef. Mustafin për dhurimin e arës si vakëf për xhaminë e cila përfshinë 1006 m2 që ia ka dhuruar BFI-së në emrin e motrës së tij. Këshilli i Xhamisë krejtësisht në fund kishte përgatitur një koktej modest, shkruan Muftinia e BFI-së Gostivar, transmeton freskirinore.

Nëpunësi i ri Hoxhë Muamer ef.Rexhepi ka diplomuar në Universitetin e Azhar-it të Kajros./FRESKIRINORE

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.