SHPËRNDAJE

Murrizi është një nga ato bimët me përdorime të shumëfishta, që të gjithë duhet ta kenë në shtëpi.

Shqipëria, për fat të mirë është një burim i pasur i kësaj bime magjike e të egër.

Gjethet e freskëta, lulet dhe frutat e bimës së murrizit janë të konsumueshme, ndërkohë që vlerat shëndetësore të tyre e bëjnë murrizin të nevojshëm për të gjithë.

Në veri të Shqipërisë dhe në zonat malore të jugut të vendit, murrizi ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore, veçanërisht në kurat kundër sëmundjeve të zemrës.

Sipas të dhënave, prej shekujsh murrizi është përdorur për të ekuilibruar tensionin e lartë dhe të ulët të gjakut.

Bima mban emrin botanik Crataegus që, sipas gojëdhënave greke, nënkupton forcë.

Disa varietete të murrizit përmbajnë shumë fara, ndërkohë që varieteti Crataegus zakonisht ka dy fara. Shqipëria i ka të dy varietetet e kësaj bime që i përket familjes botanike të trëndafilit.

Bimët kanë gjethe në formë rrethore me pesë nënpetale të gjelbra që struken pas pesë petaleve me ngjyrë të bardhë që shpalosen në qendër të bimës.

Larmia e këtyre luleve madhështore anëembanë Shqipërisë tregon ardhjen e pranverës ndërkohë që degët e mprehta janë përdorur në shumë rituale tradicionale të vendit tonë.

Në zonat e Pukës, Kukësit dhe bjeshkëve në veri të Shqipërisë, murrizi ose më saktë, gjethet, petalet, lulet dhe frutat janë përdorur kryesisht për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Gjethet dhe lulet e murrizit çelin në Prill dhe Maj.

Murrizi si çdo bimë tjetër lulëzon edhe njëherë në fund të Korrikut, që përbën një mundësi të artë për të mbledhur gjethet (në sasi të vogla) plot vlera.

Frutat e murrizit piqen në Tetor-Nëntor

Përbërësit kryesorë

Tek murrizi gjenden flavonoidë (1-2%, përfshirë rutinën dhe kuercetinën); tanina (polifenolë 1-3%) saponinë; coumarinë; cianogenik, glikocide etj.

Shërben si:

Tonik për zemrën, ul tensionin e gjakut, zgjeron enët e gjakut dhe ka efekt qetësues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.