SHPËRNDAJE

Nuk e fsheh lumturinë trajneri i Realit, Zinedine Zidane, pasi fitores së skuadrës së tij 0-3 në Torino ndaj Juventusit. Tashmë madrilenët janë thuajse të kualifikuar në gjysmëfinale dhe takimi i kthimit duket thjesht një formalitet, ndërsa Zidane vlerëson skuadrën e tij.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi dihen vlerat e Juventusit dhe askush më parë nuk kishte fituar 0-3 këtu. E gjithë skuadra luajti mjaft mirë dhe e përqendruar deri në vërshëllimën e fundit, duke zbatuar me përpikëri detyrat që u kisha ngarkuar”, tha Zidane, transmeton TCH.

E pamundur që tekniku francez të shmangte komentet për Cristiano Ronaldon, që edhe sot u bë protagonist me dopietën e shënuar, ku goli i dytë ishte vërtetë i jashtëzakonshëm.

“Ronaldo është nga më të mirët e historisë së futbollit dhe jam me fat që e kam në ekip. Në mbrëmje të tilla nuk gabon kurrë. Sa për golin e dytë, mund të them se ai që kam shënuar unë kundër Leverkusenit ishte më i bukur”, deklaroi Zidane.

ZINEDINE ZIDANE
NA SHKRUANI NË:
info@freskirinore.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here