SHPËRNDAJE

3.02 – Mot kryesisht me vranësira dhe me erë. Kohë pas kohe me reshje shiu, që në mbrëmje pritet të jenë më intensive.

4.02 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë.

5.02-6.02 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Të martën mbrëma vranësirat do të shtohen, vende-vende priten edhe reshje shiu.
7.02 – Mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.

Ditën e nesërme reshjet parashikohet të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Meteoalb, reshjet pakësohen ndjeshëm vetëm vonë në mbrëmje.

Përsa i përket sasive 24-orëshe, pritet të variojnë në 100 – 170 mm në Veri; 70 – 100 mm në Qendër dhe Jug ndërsa Verilindja dhe Juglindja do të shënojnë 40 – 70 mm.

Dëbora aktualisht është lokalizuar në ekstremin Verior ndërsa pasditen e së shtunës dhe në vijim, dëbora shtrihet në pjesën më të madhe të zonave malore.

Reshje të dendura dëbore pritet të bien në Veri, por dëborë më e pakët në zonat malore Juglindore.

Temperaturat mbeten të larta edhe të shtunën duke shënuar maksimalisht 17°C në mesditë ndërsa e diela sjell rënie të ndjeshme të vlerave termike duke i ri-kthyer ato, në vlerat tipike të dimrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.