Ballina Opinion Zoti i udhëzoftë injorantët tanë me tituj të lartë – Iljasa SALIHU

Zoti i udhëzoftë injorantët tanë me tituj të lartë – Iljasa SALIHU

24
0
SHPËRNDAJE

Unë habitem me disa intelektual dhe akademik, të cilët kurrë nuk ju përulën Zotit, të cilët kurrë nuk e mësuan urtësinë e fesë, duan që fenë ta zbehin përmes kombit. Këta nuk e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë për shkak të mendjemadhësisë së tyre, se Zoti është Ai që i krijoi njerëzit të ndarë në popuj e fise. Zoti krijoi njeriun. Natyrisht, Zoti nuk e la njeriun pa udhëzues, ashtu siç prodhuesi i një makine që nuk e lë makinën e tij pa një udhëzues për mënyrën e përdorimit dhe të mbarvajtjes.

Këta duket se u mjaftuan se mbi të gjitha njeriu duhet të jetë shqiptar. Këta u mjaftuan me pranimin e një makine si dhuratë, mirëpo nuk e falënderuan fare dhuruesin e saj, ndërsa makinën e përdorën ashtu siç atyre ia mori mendja. Ajo shpejt ju prish, ngase me hamendje e kishin përdorur atë makinë. Kishin grisur fletat ku tregohej mënyra e përdorimit, cilësitë dhe mbarvajtja e asaj makine. Ngjashëm edhe kjo shpurë mbeti. Shqiptaria nuk i ofroi përgjigje për jetën dhe vdekjen, njeriun dhe familjen, të lejuarën dhe të ndaluarën, të mirën dhe të keqen, mjetin dhe qëllimin, shpirtëroren dhe materialen, ndershmërinë dhe pandershmërinë, fjalën e Zotit dhe atë të djallit.

Ndaj ata që kombin e pranuan si një vullnet të Zotit, natyrshëm pyesin se si ka mundësi që një gjë të jetë mbi të gjitha kur nemitet (mbetet pa gojë) para gjithë këtyre pyetjeve? Shkenca, arti, feja, kombi po nuk bashkëpunuan, atëherë pasojat fatele do t’i bartë njeriu, familja, shoqëria, shteti dhe planeti!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.