- Mësuesja kërkoi nga nxënësit e klasës të një shkollë fillore, që të shkruanin një temë hartimi, në të cilën të kërkonin që All-llahu t’ju japë atë që dëshirojnë. Pasi u kthye në shtëpi, u ul dhe filloi të lexojë atë që kishin shkruar nxënësit, ku njëri nga shkrimet i bëri shumë përshtypje, saqë nuk arriti ta përmbajë veten nga të qarit. Pikërisht në ato momente në shtëpi hyri bashkëshorti, i cili menjëherë e pyeti: “Çfarë ke që po qan e dashur?”
- Ajo u përgjigj:”Tema e hartimit që ka shkruar njëri nga nxënësit.”
- Ai e pyeti:”E çfarë ka shkruar?”
- Ajo i tha:”Merre dhe lexoje vete!”
- E mori dhe filloi ta lexojë:
- O Zoti im, në këtë mbrëmje po të kërkoj diçka të veçantë,
- po të kërkoj që të më bësh televizor!
- Unë dua që të zë vendin e tij! Dua që të zë një vend të veçantë në shtëpi!
- Në mënyrë që e gjithë familja të mblidhen rreth meje!
- E të jem unë në epiqendër të vëmendjes së tyre,
- të më dëgjojnë pa më ndërprerë, e pa më drejtuar pyetje,
- dua që të më kushtohet ajo vëmendje që i kushtohet atij, edhe kur ai nuk është i ndezur,
- Dua të jem në shoqërinë e babait tim kur kthehet nga puna, edhe pse shumë i lodhur, dua që nëna ime të qëndrojë pranë meje edhe kur është e shqetësuar apo e mërzitur, dua që vëllezërit dhe motrat të grinden për të fituar shoqërinë time.
- Dua të ndiej që familja ime lë çdo gjë mënjanë, në mënyrë që të kalojnë kohën më mua!
- Dhe së fundi e jo përfundimisht, dua nga ty o Zoti im që të më mundësosh mua tu dhuroj atyre kënaqësi dhe ti dëfrej ata të gjithë.
- O Zoti im, unë nuk po kërkoj shumë nga Ti, unë dua vetëm të jetoj siç jeton çdo televizor.
- E kur bashkëshorti mbaroi së lexuari temën e nxënësit tha:
- O Zoti im, me të vërtete që ky fëmijë qenka i dëshpëruar, kushedi sa të këqij që i paska prindërit!!
- Mësuesja qau për së dyti dhe tha: Ajo është tema që ka shkruar djali ynë.
- E në atë moment iu kujtua historia e Profesorit Anglez, i cili nuk kishte futur kurrë televizor në shtëpinë e tij. E kur e pyetën se pse nuk e kishte bërë një gjë të tillë tha:
- Televizori na imponon ne mendimin e tij duke mos na lejuar që të diskutojmë me të, dhe na bëhet pengesë në jetën tonë.
- Kjo është një ftesë për ty o i dashur Baba… dhe për ty o e dashur Nënë…që të kaloni një pjesë të kohës me fëmijët tuaj. /ao
