A dëshiron të arrish të mira sa kodrat?I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush fal namazin e xhenazes dhe nuk merr pjesë në përcjelljen e saj deri tek varrezat, do të shpërblehet me një kirat; e nëse e përcjell derisa të va’rroset, ai do të shpërblehet me dy kiratë.” Sahabët thanë: Ç`është kirati? Ai tha: “Sa dy kodra të mëdha.” (Shënon Buhariu)
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e përcjell xhenazen e një muslimani, duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, si dhe qëndron aty derisa t’i falet namazi i xhenazes e të përfundojë va’rrimi, kthehet me shpërblim sa të dy kiratëve, ku një prej tyre është sa madhësia e Uhudit. Ndërkaq, ai që fal namazin e xhenazes dhe kthehet para se të përfundojë varrimi, kthehet me shpërblimin e vetëm një kirati.
”Buhariu, nr. 47
