Kur mbaruam namazin e xhumasë dje,një burrë që u fal pranë meje mbasi më dha selam më tha:A ke ndonjë nevojë tëkryej unë? Me çudi iu përgjigja: Jo! Shum faleminderit prej teje vëlla i nderuar.Pastaj u kthye nga e majta, ku gjeti një punëtor të thjeshtë, dhe i bëri të njëjtën pyetje. Punëtori u skuq në fytyrë nga turpi. A pyetet punëtori nëse ka ndnojë hall apo jo?!

Pa pritur përgjigjen e tij, nxori nga xhepi një shumë të hollash dhe ia dha. Fytyra e punëtorit shndriti nga gëzimi dhe filloi te lutej për të me gjithë shpirt!I thashë: Kush je ti?U përgjigj: unë jam profesor fakulteti.I thashë: A çdo të xhuma e bën këtë veprim?
Më tha: Po, sepse unë nuk jam bërë profesor vetëm se nga kjo pyetje!Shtoi më pas: para disa viteve unë falesha në një xhami afër fakultetit. Një ditë isha i mërzitur dhe kjo dukej qartë në fytyrë, për shkak të vde’kjes së babait tim, i cili ishte i vetmi burim ekonomik për ne. Një ditë mbas namazit të xhumasë një burrë i cili u fal pranë meje u kthye nga unë e më tha: -A ke ndonjë hall more bir? Nga fytyra dukej njeri i mirë dhe i thashë: PO, dua të paguaj kistet e fakultetit.
U përgjigj: – me gjith qef biri im. ma jep emrin tënd qartë dhe nesër shko merr faturën e pagesës. Çdo vit do të bëj atë që do të bëj nesër derisa të mbarosh fakultetin tënd In shaa Allah.Sytë filluan të më mbushen me lot, dhe u luta për të shpirtërisht.I thashë: Si ta kthej unë ty këtë të mirë?U përgjigj: Kur të mbarosh fakultetin dhe të punosh pyet mbasi të mbarosh namazin e xhumasë kush falet pranë teje të njëtën pyetje. Nëse gjen kënd që ka nevojë, plotësoja nëse mundesh. Në këtë mënyrë ma ke kthyer të mirën!!
Dhe vërtet o vëlla i dashur, i pagoi të gjithë kistet e fakultetit derisa mbarova dhe fillova të punoj si profesor në fakultet.I shkoja për vizitë çdo fund viti që ta përgëzoja për rezultatin e vitit me sukses, derisa i erdhi dita e nd’arjes nga kjo dunja mbasi e kisha mbaruar fakultetin.Dhe unë ja..Jam tek premtimi që i dhash atij derisa të takoj Allahun e Madhëruar.