Në Japoni, fëmijët nuk marrin nota para se të mbushin 10 vjet, derisa të arrijnë në klasën e 4-të.
Japonezët besojnë se në tre vitet e para të shkollës, nxënësit duhet të mësojnë sjelljen dhe të zhvillojnë personalitetin. Fëmijët mësojnë të respektojnë njerëzit e tjerë dhe të jenë të butë me kafshët dhe natyrën.
Ata gjithashtu mësohen të jenë bujarë e zemërgjerë dhe mbështetës, por gjithashtu zhvillojnë tipare të tilla si vetëkontrolli, i cili është një gjë shumë e rëndësishme në formimin e një fëmije duke u rritur.Në shkollat japoneze, nxënësit pastrojnë vetë klasat, kafeteritë dhe madje edhe tualetet e tyre. Ata janë të ndarë në grupe të vogla dhe detyrat e tyre i bëjnë rotacion gjatë gjithë vitit. Sistemi i tyre arsimor beson se kështu ata mësojnë punën në grup, por gjithashtu i ndihmon ata të vlerësojnë më shumë punën e higjienistëve dhe të njerëzve të tjerë.Në shkollat japoneze, çdo ditë në meny është ushqimi i shëndetshëm me përbërës ekskluzivisht natyralë që hahen nëpër klasa. Ata hanë së bashku me profesorin, duke forcuar kështu lidhjen me ta.Në Japoni, pothuajse askush nuk mungon në shkollë, kështu që përqindja e frekuentimit është e pabesueshme por është 99,99 përqind ! Më shumë se 91 për qind e të anketuarve në Japoni pranuan se nuk ikën kurrë nga klasa.#samireademilutolli

