Askush në të kaluarën nuk e dinte se qyteti i Adenit, nga jugu i Jemenit, ndodhej në një krater vullkanik derisa anglezët kolonizuan Adenin.
Me zhvillimin e aviacionit dhe mbikëqyrjes ajrore të terrenit dhe qyteteve, u vu re se qyteti i Adenit ndodhet në një krater të madh të një vullkani të shuar.
Është shënuar se i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s, ka thënë:
“Dhe në fund të kohës, zjarri, i cili do të shfaqet në Jemen, nga krateri i qytetit të Adenit,e i cili do t’i ndjekë njerëzit deri në Mahsher – vendi i grumbullimit të njerëzve në Ditën e Gjykimit!” (Muslimi, Ebu Davudi)
Anglezët e quajtën qytetin Aden Kraytar – Krater, dhe në atë kohë njihej më mirë me atë emër.
Në vitin 1964, Ekspedita Mbretërore Britanike për Shkenca Vullkanike kreu studime mbi vullkanin e përmendur, nën autoritetin e profesorit I.G.Gass, i cili filloi raportin e studimit me fjalët:
Të gjithë vullkanet e njohura për ne deri tani janë lodra të zakonshme në krahasim me vullkanin në Aden!!!
Ai e tha këtë sepse krahasoi strukturat e të gjithë vullkaneve të njohura me vullkanin e Adenit
Pyetja që shtrohet në gjithë këtë është – si ka mundur Muhamedi a.s., i dërguari i fundit i Zotit, ta dijë se ku ndodhet vullkani më i madh në historinë e njerëzimit!?
Kjo është vetëm një nga qindra dëshmitë radhazi që vërtetojnë të vërtetën e misionit të tij, dhe se ai nuk ka folur sipas qejfit të tij!
Përkthim Armend Haxhiu