Tërmeti nuk kursen askënd, vdes edhe portieri i klubit turk Ahmet Eyup Turkaslan 👇

Tërmeti nuk kursen askënd, vdes edhe portieri i klubit turk Ahmet Eyup Turkaslan 👇

Nga minuti në minut po rriten viktimat nga tërmet e fuqishme në Turqi dhe Siri.

Së fundmi, një nga viktimat e shumta bëhet e ditur që është një portier turk. Bëhet fjalë për Ahmet Eyup Turkaslan.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e klubit ku futbollisti ka luajtur, Yeni Malatyaspor Kulübü.

“Na vjen shumë keq për humbjen tonë!
Portieri ynë Ahmet Eyüp Türkaslan ndërroi jetë për shkak të tërmetit. Zoti e mëshiroftë dhe i dhuroftë xhennetin.
Ne nuk do të të harrojmë ty personazh i bukur.” thuhet në statusin e klubit turk në Facebook. /IndeksOnline/