A duhet të thotë imami “Amin” pas leximit të fatihasë në namazin me xhemat?

A duhet që imami të thotë ‘Amin’ (në fundin e leximit të fatihasë) në namaz, si dhe xhemati kur duhet të thojnë ‘Amin’?Përgjigjja:Sunet është për imamin dhe xhematin të thonë “Amin” pas përfundimit të fatihasët. Më e mira është të thonë “Amin”, qoftë imami apo xhemati.Por, nëse asnjëri nga ta nuk e thonë, namazi i tyre është në rregull.Imami dhe xhemati thojnë “Amin” pas thënies:“E jo në (rrugën) e atyre që kanë shkaktuar pezmin (Tënd), as në rrugën e atyre që janë të humbur.” (El Fatiha, 7)Kuptimi i fjalës Amin: “O Allahu përgjigju (lutjes sime).”Ka ardhur në hadith se Muhamedi, ﷺ, ka thënë:“Nëse imami thotë veled dâ lin (ولا الضالين) ju thuani: Amin, sepse atij që i përshtatet Amini me aminin e melaikeve, i falen mëkatet e kaluara.” [1]Shejh Abdullah El Humejdi Përktheu: Suad Shabani[1] Buhariu.