Life Style

DYQANXHIU DHE PARATE E RREME

Ne nje mehalle te qytetit ishte nje dyqanxhi shume i ndershem dhe i devotshem.

Nje i vobegte me para te rreme, false, shkoi te blinte buke. Dyqanxhiu, si njohes i mire i parave te verteta nga te rremet qe ishte, nuk i tha gje, pos se ia mundesoi te merrte buken qe deshironte. Parate e rreme i futi ne nje kuti te veçante, nderkaq bleresit ia ktheu kusurin nga parate e verteta.

Kjo vazhdoi keshtu edhe me disa fukarenj te tjere.

Nje dite gruaja i tha: o burre, do te falimentojme keshtu si ke nisur ti me keto parate e rreme. Burri e qetesoi dhe e luti te bente saber se gjithçka do te behej mire.

Nje dite prej ditesh dyqanxhiu rra ne shtratin e vdekjes. E gjithe familja i rrinin mbi koke. Pas nje kohe ky i tha te bijes t‘ia sillte ate kutine me para te rreme. Kur i solli, ky i mori ato para ne dore, i ngriti drejt qiellit dhe iu drejtua All-llahut me kete lutje:

„O ALL-LLAH, ASHTU SI NUK I KAM KTHYER ME DUAR BOSH ATA QE ME ERDHEN ME PARA TE RREME, EDHE TI MOS ME KTHE MUA BOSH QE PO VIJ TE TI ME DISA PUNE QE MUND TE KENE QENE TE RREME!“

Nga turqishtja:
R. Neziri

Artikuj të ndërlidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund të lexoni
Close
Back to top button
Close
Close