Shëndeti

Informatë e rëndësishme rreth Koronavirus, ose ‘‘virusi me kurorë‘‘

Koronavirus, ose ‘‘virusi me kurorë‘‘ është një nga dhjetëra viruse të tjerë të cilët shkaktojnë gripin dhe infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. Simptomat kryesore janë: lodhje dhe dobësi e përgjithshme, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, dhimbje koke, kollë, temperaturë e lartë dhe ethe.

Prekja nga këto lloj virusesh mund të shkaktojë probleme serioze kryesisht tek moshat e vjetra dhe tek pacientët me imunitet të dobët. Përndryshe nuk ka asnjë arsye për frikë dhe panik. Kina ka qenë gjithnjë dhe vazhdon të jetë endemike për rastet e infeksioneve të tilla si pasojë e kushteve higjenike, mbipopullimit dhe mënyrës së të ushqyerit.


Në rast se dyshoni të keni grip atëherë pini sa më shumë lëngje dhe çaj, mund të përdorni ilaçe të thjeshta si paracetamol ose ibuprofen, por jo antiobiotikë, pasi këta të fundit nuk kanë asnjë efekt kundër viruseve dhe për më tepër kanë shumë efekte të padëshirueshme. Hudhra dhe limoni e luftojnë gripin në mënyrën më efikase.
Në spital apo tek mjeku drejtohuni vetëm nëse keni temperaturë shumë të lartë mbi 39° C.


Hani pastër dhe shëndetshëm! Mos bini pre e propagandës dhe panikut që përhapin mediat!
Qofshi nën përkujdesjen e Zotit!

Dr. med. Hfz. Asllan Tahiraj

Tags

Artikuj të ndërlidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund të lexoni
Close
Back to top button
Close
Close